Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar para ndeshjes së Ballkanit kundër Shkupit në fazën ‘play-off’ të Conference League.
Ai ka shkruar se sot është ditë historike për ekipin e Ballkanit dhe thotë se është tejet krenar me arritjen e tyre.
”Ditë historike! Ekipi i FC Ballkanit të Suharekës, vendlindjes time, sot do të realizojë ëndrrën evropiane Krenar me ju djem, emri juaj të dëgjohet në botë!,” shkroi ai.


