Lajme

Kremlini: Shpresojmë që vizita e Macron, Draghi e Scholz të mos fokusohet veç te armët

06/16/2022 14:44
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është deklaruar pas vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit italian, Mario Draghi dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Peskov tha se vizita e tre krerëve shpreson që të mos fokusohet ekskluzivisht në dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Unë do të doja të shpresoja se udhëheqësit e këtyre tre shteteve – dhe presidenti i Rumanisë – nuk do të fokusohen vetëm në mbështetjen e Ukrainës duke mbështetur më tej Ukrainën me armë”, ka thënë Peskov, shkruan Reutres.

Ai tha se kjo do të ishte e padobishme dhe do të shkaktonte dëme të mëtejshme për vendin.

Peskov sugjeron që Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi duhet të përdorin kohën e tyre me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë një “vështrim realist të gjendjes së punëve”.