Pala amerikane disa hërë kishte bërë të qartë se anëtarësimi i Rusisë në NATO në thelb është i pamundur, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
“Nuk kam informata të tilla, por e di me saktësi se pala amerikane disa herë ka bërë të qartë se një anëtarësim i tillë është i pamundur. De fakto e kanë thënë të kundërtën, se dyert janë të mbyllura, ngase kjo në thelb është e pamundur”, tha Peskov, duke komentuar deklaraten e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili tha se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dyert janë mbajtur të hapur për anëtarësimin e mundshëm të Rusisë në NATO në të ardhmen.


