“Kremlini nuk e përjashton mundësinë e një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymir Zelensky, por ky takim duhet të jetë i përgatitur me përpikmëri për të dhënë rezultate”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Askush nuk e përjashton mundësinë e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt. Në teori, ky takim vërtetë është i mundur”, ka thënë Peskov.
Një zëdhënës i Kremlinit vuri në dukje se “së pari, delegacionet dhe ministrat duhet të bëjnë pjesën e tyre, për t’u siguruar që presidentët të mos takohen vetëm për bisedime, por që takimi që ata do të mbajnë të arrijë rezultate”.


