Lajme

Kremlini mohon spekulimet: Nuk do t’i shpallim luftë Ukrainës më 9 maj

05/04/2022 14:08
nga:Astrit Gashi

Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon t’i shpallë luftë Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht në ditën e përkujtimit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, ka raportuar BBC.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj.

Më shumë se 20 milionë persona humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe tha se nuk ekziston asnjë mundësi për këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë.