Lajme

Kremlini: Drejtori i CIA-s nuk u takua me Putinin

08/26/2026 17:15
nga:G B

Kremlini thotë se drejtori i CIA-s së Shteteve të Bashkuara, John Ratcliffe, u takua me zyrtarë të inteligjencës ruse në Moskë, megjithëse nuk foli me Presidentin Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e konfirmoi vizitën për gazetarët të mërkurën, një ditë pasi Ratcliffe mbërriti në kryeqytetin rus.

Ai tha se nuk pati “asnjë takim të asnjë lloji me presidentin rus”, por Putin u informua për takimin.

Peskov i quajti bisedimet një “zhvillim pozitiv”, por paralajmëroi se ishte “shumë herët për të thënë se deri në çfarë mase kjo do të ndikojë në procesin e përgjithshëm të nxjerrjes së marrëdhënieve tona dypalëshe nga kriza më e thellë në të cilën ndodhen aktualisht”.

Kjo shënon vizitën e parë të njohur në Rusi nga një drejtor i CIA-s që nga viti 2021, kur drejtori i atëhershëm William Burns udhëtoi për në Moskë.