Lajme

Kremlini akuza Perëndimit: “Operacioni special ushtarak” do të kishte përfunduar, nëse s’do të furnizonit Ukrainën me armë

05/05/2022 13:28
nga:Astrit Gashi

Duke iu përgjigjur një raporti të New York Times se SHBA-ja kishte ndihmuar forcat ukrainase të vrisnin një duzinë gjeneralësh rusë, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Ushtria jonë e di mirë se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe NATO në tërësi po ndihmojnë forcat e armatosura të Ukrainës. Së bashku me fluksin e armëve që këto vende po dërgojnë në Ukrainë, të gjitha këto nuk janë veprime që kontribuojnë në përfundimin e shpejtë të operacionit”, tha Peskov.

Kjo nuk do ta ndalojë Rusinë të arrijë objektivat e saj ushtarake në Ukrainë, shtoi ai.

I pyetur se çfarë masash mund të marrë Rusia në përgjigje, Peskov tha: Sigurisht, ushtria ruse po bën gjithçka që është e nevojshme në këtë situatë”.