Lajme

“Krejt luftëtarët nuk janë me PDK’në” – Shala iu drejtohet analistëve

08/31/2023 21:55
nga:G B

Ish luftëtari i UCK-së, Ramiz Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar rreth statusit të Faton Klinakut, raporton Gazeta10.

Sipas tij asnjë ushtarë i UÇK-së nuk e ka menduar të dalë dhe ta vras dikënd, dhe se ata e urrejnë si nocion vrasjen.

“Ushtarët e UÇK-së me mendu me vra dikënd në këtë vend, nuk e shkruajnë në status në Facebook, një luftëtar si nocion e urren vrasjen, se jo si veprim ata jau garantojë, po flas për djem që kanë luftu për këtë vend, në atë moment të postimit Klinaku ka mundur me qenë me nervoz, edhe e ka kthy një koment, pse po dashka një Kosovë me shku me marr njeriun me gozhdu, kjo është narrativa që e ka kriju, dhe po e vaditë përdit subjekti politik i VV-së, tha ai në Kanal10.

Shala shton se krejt luftëtarët e UÇK-së nuk janë me Partinë Demokratike të Kosovës.