Lajme

“Krejt dhe Drejt fundosjes:/ Musliu-Shoshi: Kurti ka përzënë rininë, atyre që kanë mbetur po ua zë frymën

08/22/2023 10:30
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi,  ka thënë se Krejt dhe Drejt fundosjes, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka përmendur një thënie të Aristotelit për edukimin, teksa ka thënë se Kurti e ka përzënë rininë nga vendi i vet, ndërsa po ua zë frymën këtyre që kanë mbetur këtu.

Ajo ka shtuar se s’ka libra, s’ka mësimdhënës, vidhet buka e blihet droga.

Postimi i saj i plotë:

Krejt dhe Drejt fundosjes!

Aristoteli pati thënë:

“Kushtojini rendësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shtrenjtë.”

Për dallim nga Aristoteli, Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën!

S’ka libra, s’ka mēsimdhënēs, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e kaluara e shkaterrohet e ardhmja.