Lajme

Krejt çka ndodhi gjatë vikendit në luftën Rusi-Ukrainë

07/24/2022 21:11
nga:Q R

Ukraina përparon në rajonin e pushtuar Kherson, thotë Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se forcat e tij po përparojnë “hap pas hapi” në rajonin e pushtuar Kherson.

Qyteti Kherson, një qendër e rëndësishme ekonomike dhe port strategjik në Detin e Zi, u pushtua nga Rusia në fillim të luftës, raporton euronews.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar raportuan për luftime të ashpra pranë Khersonit, duke shtuar se përparimi ukrainas po vinte linjat ruse të furnizimit në perëndim të Dnipro “gjithnjë e më shumë në rrezik”.

Një zyrtar ukrainas tha të dielën se rajoni jugor do të “çlirohet përfundimisht” nga Rusia deri në fund të verës.

“Mund të themi se rajoni Kherson do të çlirohet përfundimisht deri në shtator dhe të gjitha planet e pushtuesve do të dështojnë,” tha në një deklaratë një këshilltar i administratës ushtarake rajonale Kherson, Sergiy Khlan.