Safet Gërxhaliu
Këtyre ditëve në Uashington DC në takimet e vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, po merr pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili ka vazhduar takimet me përfaqësues të institucioneve të kredibile financiare, FMN-së e Bankës Botërore dhe të vendeve më të fuqishme të botës.
Vlen të theksohet se nga takimet që guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka pasur në ShBA e që mund të vlerësohet si historik për Kosovën është ai ku në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së, Guvernatori Mehmeti është pritur në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook.
Po ashtu kjë vizitë dhe takim koincidon me publikimin e raportit të progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, ku BQK vlerësohet potivisht si një nga institucionet që ka pasur performanc pozitive si intitucioni i ruajtjes së stabilitetit financiar, dhe rekomandon se duhet të ruhet pavarësia e BQK-së, si dhe duhet të mos ketë ndonjë ndërhyrje përmes emrimeve politike.
Vizita e delegacionit të Kosovës në SHBA, kryesuar nga guvernatori Fehmi Mehmeti dhe ministri Hekuran Murati në takimet vjetore të FMN e BB është një nga vizitat e fundit më të rëndësishme të zyrtarëve të Kosovës në takimet më të larta ndërkombëtare.Vet fakti se guvernatori Mehmeti dhe ministri Murati kanë pasur takime të rëndësishme në FMN dhe BB, si dhe vet takimi i guvernatorit Mehmeti me Guvernatorën e Rezervave Federale të SHBA-së është vulë e kredibilitetit që gëzon BQK-ja karshi politikës amerikane dhe aspektit ndërkombëtar.
Ky takim ka rëndësi dhe domethënie shumë dimensionale, ky takim ka ardhur për shkak të rezultateve që BQK-ja i ka pasur në shumë aspekte, duke veçuar menaxhimin financiar të situatës me pandeminë Covid19, pastaj periudha pandemike ekonomike si dhe në këtë kohë të menaxhimit të situatës me tregjet financiare për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe lëvizjes së madhe të çmimeve. Këto takime tregojnë se guvernatori dhe BQK-ja kanë treguar, profesionalizëm, kredibilitet e partneritet, e mbi të gjitha menaxhimin e parasë publike të qytetarëve të Kosovës.
Rastet e tilla duhet të promovohen dhe lajme të mira duhet të dominojnë.Kjo performancë pozitive e BQK-së, duhet të jetë një model për institucionet e tjera të Kosovës se si menaxhohen financat publike dhe dëshmi e përkushtimit dhe ruajtjes dhe partneritetit më miqtë tanë ndërkombëtar e në veçanti amerikan.
Besoj se kjo vizitë e guvernatorit Mehmeti dhe takimi me Guvernatoren e Bankës së ShBA-së, Lisa DeNell Cook është një dëshmi për të gjithë ata që kanë tendencë për të ndërhyrë në BQK dhe për të prekur pavarësinë e saj dhe një mesazh i fortë se politizimi e pengimi i kontinuitetit është rrezik për ardhmërinë ekonomike të Republikës së Kosovës.