Lajme

Krasniqi: VV vandalizoi Kuvendin për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit

12/09/2024 13:08
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas veprimit të shefit të asambleistëve të VV-së në Komunë e Prishtinës, Gëzim Sveçla, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV e vandalizoi Kuvendin e Kosovës për disa vite, ndërsa tani edhe Kuvendin e Kryeqytetit.

Ajo ka potencuar se ndryshimi është i domosdoshëm, derisa ka thënë se VV ka bllokuar qytetarët për të lëvizur në BE për vite, ndërsa që tani tentojnë t’i bllokojnë projektet e Kryeqytetit.

Postimi i saj i plotë:

E vandalizuan Kuvendin e Republikës për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit. I bllokuan qytetarët për të lëvizur në Bashkimin Evropian për disa vite, e tani po tentojnë t’i bllokojnë projektet e Kryeqytetit.

Ndryshimi është i domosdoshëm!

#behundryshimi