Keru i PDK-së, Memli Krasniqi tha pas dështimit të seancës se VV në mënyrë të organizuar erdhi ta bllokojë seancën, raporton Gazeta Blic.
“Këta jo që nuk kanë shumicë por nuk janë as afër shumicës, i ftoj që mos ta mbajnë peng kuvendin. Meqenëse nuk kanë, po dëshirojnë të blejnë kohë”, tha Krasniqi.
“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, shtoi ai.
Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.


