Lajme

Krasniqi: Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën po flet për paqe

02/27/2024 13:41
nga:G C

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën flet për paqe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se BE-ja po u beson fjalëve dhe të tij, dhe nuk dëshiron t’i shoh veprimet.

“Madje as sulmin terrorist në Banjskë sikur nuk e ka parë. Nëse nuk është fjala për një dioptri daltoniste, atëherë mund të jetë fjala për një plan okult për ta rikthyer Serbinë në Kosovë.” – ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi ka thënë se zbatimi i planit, po fillon me dinarin.

“Janë ba pishman mbi pavarësinë e saj. Zbatimi i planit po fillon me dinarin.” – është shprehur ai.