Njohësi i zhvillimeve politike, Milazim Krasniqi, po vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimi Europian, e kanë tashmë të qartë, se ndërhyrja e Serbisë është evidente në Kosovë, bashkë me sponzorizimin rus.
Siç u shpreh ai në Info Magazine, sepse që nga viti 1999, edhe Rusia vë në pah elemente të ndërhyrjes, por që ndërkombëtarët po synojnë parandalimin e tyre, me anë të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
”Vizita e tij [Derek Chollet] dhe përbërja e delegacionit, tregon një vendosmëri shumë të madhe të SHBA-së për ta filluar vitin, me një aksion, ose një ndërmarrje shumë të fuqishme, për t’i lëvizur palët drejt një marrëveshjeje. Këtu kemi një situatë, që krizat riciklohen vazhdimisht”.
”Ne kemi në mënyrë ciklike, përsëritjen e incidenteve që ashiqare, provokohen dhe instrumentalizohen nga Serbia”.
”Duket se faktori ndërkombëtar tashmë, ndoshta edhe me krizën e fundit, e ka edhe më të qartë, që ndërhyrja e Serbisë është evidente, dhe sponzorizimi i Serbisë është evident, ashtu që tashmë nuk ka hapësirë për të kalkuluar që serbët ‘jo se kanë pozitën e mirë’ ose gjëra të tilla”.


