Lajme

Krasniqi viziton qytetarët dhe institucionet në Zveçan

08/04/2022 16:02
nga:Astrit Gashi

Në Komunën e Zveçanit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB Erden Atiq vizituam fshatrat: Lip, Boletin dhe Zhazhë për të bashkëbiseduar me qytetarët.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, Ministri Krasniqi vizitoi zyrën lokale për komunitete, ambulanten dhe shkollën.Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës.