Lajme

Krasniqi viziton Mitrovicën e Veriut, i diskuton problemet me qytetarët

09/28/2022 19:49
nga:Astrit Gashi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi së bashku me këshilltarin e MPB-së dhe me Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, të mërkurën e 28 shatorit e kanë vizituar Mitrovicën Veriore.

Ata i kanë takuar qytetarët të cilët jetojnë në Lagjen e Doktorëve, Lagjen e Boshnjakëve dhe Lagjen Kroi i Vitakut, dhe kanë diskutuar për problemet e tyre.

“Këtë pasdite, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në MPB dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, vizituam në Mitrovicën Veriore, Lagjen e Doktorëve, Lagjen e Boshnjakëve dhe Lagjen Kroi i Vitakut ku takuam qytetarët me të cilët diskutuam për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Krasniqi ka përfunduar duke se janë duke i shqyrtuar mundësit që t’iu krijojnë kushtet më të mira dhe qasje me të lehtë në shërbime qytetarëve të këtyre lagjeve.