Lajme

Krasniqi viziton Komunën e Leposaviqit: Do të vazhdojë të mbështes projekte komunale në të mirë të qytetarëve

05/30/2022 19:46
nga:Q R

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po vazhdon vizitat në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se sot ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku ësht takuar me banorët e këtyre zonave dhe kanë diskutuar për sfidat e tyre.

Krasniqi u zotua se, MAPL, do të vazhdojë të mbështes projekte komunale në të mirë të qytetarëve

Shkrimi i plotë i tij:

Vizita në teren në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Sot kam vizituar Komunën e Leposaviqit, gjegjësisht Cerrajën, Bistricën dhe Kushtovën si dhe Zyrën për Komunitete, për të diskutuar me banorët e këtyre zonave për sfidat e tyre dhe mundësitë për përkrahje dhe zhvillim.

MAPL, do të vazhdojë të mbështes projekte komunale në të mirë të qytetarëve, duke pas për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.