Lajme

Krasniqi viziton Istogun, diskuton me Feratin për projektet e bashkëfinancuara

05/25/2022 17:05
nga:G B

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Istogut, ku është pritur në takim nga Kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e bashkëfinancuara nga Minstria e Administrimit, ecurinë e tyre dhe projektet të cilat do të financohen nga kjo ministri në të ardhmen, në Komunën e Istogut.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete i Komunës së Istogut, Valmir Rama, ka vizituar Rrugën “Perëndimi” në Gurrakoc, Rrugën “Alush Aga” në Zallq dhe Rrugën “Livadhet e thata” në Shalinovicë.

“MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat dhe grupet e margjinalizuara duke synuar pëmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim”, thuhet në komunikatën e ministrisë.