Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar familjen e komandant Ilaz Kodrës, raporton GazetaBlic.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”, shkroi Krasniqi tutje.
Shkrimi i plotë:
Në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, sot vizitova familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz.
Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.
Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën.
Lavdi e përjetshme!