Lajme

Krasniqi: Vështirësitë e djeshme në Skënderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin

01/20/2023 19:48
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Kusari, me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar personat, të cilët dje shpëtuan nga shtëpia e tyre e përmbytur në fshatijn Llaushë Xhavit Zyhranin dhe bashkëshorten e tij.

“Vështirësitë e djeshme në Skënderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin. Simbol i këtij solidariteti vetmohues u bë guximi i tre heronjve të ditës, Amir Lushtaku, Alban Berisha dhe Brahim Nura, të cilët në fshatin Llaushë shpëtuan nga përmbytjet kërcënuese Xhavit Zyhranin dhe bashkëshorten e tij. Krenar me aktin heroik të aktivistëve shembuj të PDK-së, njëkohësisht zyrtarë të përkushtuar të komunës. Faleminderit djema!”, shkroi Krasniqi.