Lajme

Krasniqi: Verdikti i qytetarëve të Lipjanit për ‘Ma Mirë’ është i pakontestueshëm!

09/30/2025 22:43
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Lipjan ku është takuar me qytetarë të kësaj komune.

Krasniqi i ka falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme duke theksuar se verdikti i qytetarëve të Lipjanit për ‘Ma Mirë’ është i pakontestueshëm.

“E këtë rrugë e njeh më së miri në Lipjan vetëm kryetari i ardhshëm, Shukri Buja” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Lipjani

Faleminderit nga zemra për këtë mbështetje të madhe, e cila edhe sonte dëshmoi qartë: verdikti i qytetarëve të Lipjanit për #MaMirë është i pakontestueshëm.

E këtë rrugë e njeh më së miri në Lipjan vetëm kryetari i ardhshëm, Shukri Buja.

Njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit. Kryetar që ka lënë gjurmë me vepra dhe dashuri për Lipjanin.

Sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet.

Më 12 tetor, për #MaMirë, votoni Shukri Bujën për Kryetar dhe PDK 191.

#PDK191

#MaMirëPërLipjanin