Lajme

Krasniqi: Vendimi për pezullimin e çertifikatës së Klan Kosova, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike!

07/28/2023 17:51
nga:Y I

Pas vendimit të MINT për pezullimin e çertifikatës së televizionit Klan Kosova, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, të rrezikshëm dhe të paligjshëm.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: