Lajme

Krasniqi: Vendimi i GJND-së konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

07/22/2022 11:47
nga:N M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.

“Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës”, ka shkruar Krasniqi.

Haradinaj në 12-vjetorin e vendimit të GjND-së: Aty ku na ndanë politika, nuk na përçan ëndërra e kahmotshme e Kosovës Republikë