Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të infektimeve më Covid-19, ndërsa rreth 90 për qind e infektimeve janë me variantin Delta si dhe rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa.
Këto të dhëna i bëri të ditur, ditë më parë Institutit Kombëtar i Shëndetit Publike në Kosovë.
Valbon Krasniqi, drejtori i shërbimit spitalor të Kosovë bën thirrje për vaksinim.
“Ju bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen pasi vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më efikase në parandalimin e përhajes së virusit’, tha Krasniqi për RTV21.
“Vaksinat që aplikohen në Kosovë janë vaksina të sigurta dhe janë vaksina efikase”, shtoi ai.
Drejtori spitalor klinik universitar të Kosovës thotë se është herët për të folur për mbyllje në vjeshtë pasi sipas tij e gjitha varet nga ne.
“Po tash është herët të themi një gjë të tillë dhe kjo do të varet nga ne. Fakti që kemi një rritje të numrit të rasteve të reja është një lloj paralajmërimi që mund të kemi rritje të numrit dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të përballojmë një fluks të mundshëm në muajt në vazhdim”, tha ai.
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike në Kosovë njoftuan se rreth 7 ose 8 për qind e të prekurve janë me variantin Alfa.
Interesim më i madh i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19 është vërejtur në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” gjatë të hënës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 150 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa janë administruar në total afro 430 mijë doza të vaksinës.