Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Ramush Haradinajn për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi si dhe Albin Kurtin për çështjen e Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Krasniqit, Haradinaj e Kurti e kanë dhunuar Kuvendin e Kosovës deri sa kanë ardhur në pushtet dhe pastaj i kanë ndërruar fjalët.
“Për dallim prej teje që në Twitter bëhesh pulë e në Facebook skifter, pyete edhe Escobarin se çfarë qëndrimi ia kam thënë atij për dialogun me Serbinë”.
“E rëndësishme është ju të shtrëngoheni e jo të dridheni këtu që po duheni t’i ndërroni fjalët”.
“Ku po ju dhemb dhëmbi po ju shkon gjuha. Për Asociacionin dhe Demarkacionin e keni dhunuar këtë kuvend këtu”.


