Lajme

Krasniqi thotë se Kushtetuesja dha mesazh se nëse s’je pjesë e Listës Serbe e ke të pamundur të zgjidhesh

02/04/2026 20:38
nga:Genita C

Elbert Krasniqi, në emër të grupit parlamentar multienik të Legjislaturës së 10-të, shprehu shqetësimin lidhur me aktgjykimin KO 325/25 të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se zgjedhja e Rashiqit ishte legjitime, ligjore dhe procedurale, duke respektuar përkatësinë komunitare dhe shumicën e votave në Kuvend.

Krasniqi paralajmëroi se vendimi i Gjykatës mund të krijojë precedent të rrezikshëm, duke kushtëzuar legjitimitetin e deputetëve të komuniteteve me përkatësinë ndaj një partie të caktuar.