Lajme

Krasniqi thotë se e përkrahin Haxhiun për kryeparlamentare – flet për votat e Listës Serbe për qeverinë

04/27/2025 10:08
nga:G B

Deputeti i zgjedhur i grupit multietnik, Elbert Krasniqi, ka thënë se e përkrahin Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai para nisjes së seancës konstituive tha se e drejta për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar.

Ai foli edhe për mesazhet që iu publikuan në seancën e parë, lidhur me mundësinë që deputetë të Listës Serbe të votojnë për qeverinë.

“Do të ketë mundësi që të votojnë, për të krijuar bindjen se ka marrëveshje me Listën Serbe por që kjo nuk ndodhë pasi Lista Serbe është listë e udhëhequr nga Radoiçiq”, tha ai./Gazeta Blic/