Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është i mendimit se Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në tavolinën negociuese.
Kjo pasi siç shprehet ai, BE-ja lejoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijë një marrëveshje me Kosovën pa hedhur nënshkrimin në dokument.
“Fakti që Bashkimi Evropian lejon Vuçiqin të arrijë marrëveshje pa firmë, tregon se palët nuk i trajton të barabarta”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Krasniqit, kjo pabarazi shprehet edhe në përmbajtjen e marrëveshjes.
“Bashkimi Evropian në këtë rast është pak a shumë si referi që akordon penallti në favor të njërit ekip, me qëllimin që ai të fitojë. Kurdisje quhet në futboll. Kurdisje ishte edhe në Ohër”, shtoi Krasniqi.


