Lajme

Krasniqi viziton familjen e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Sejdiut: Kontributin e tyre se ndryshon askush, as injoranca e atyre që sot janë në pushtet

02/17/2022 16:42
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ka vizituar familjen e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Fatmir Sejdiut raporton Gazeta Blic.

Krasniqi në shkrimin e tij thotë se këta janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë.

“Ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë” shkruan Krasniqi.

“Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur” shkruan ai.

Postimi i plotë: