Lajme

Krasniqi takon në Bruksel presidentin dhe sekretarin e ALDE, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

11/17/2023 12:42
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Bruksel ka takuar Presidentin e Partisë, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Didrik De Schaetzen, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së.

I pari i PDK-së ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë.

“Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, ka shkruar Krasniqi.