Lajme

Krasniqi takon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për thellimin e raporteve në mes dy vendeve

03/11/2024 16:16
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, ambasadorit Hargreaves, Krasniqi i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të PDK-së për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.

“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.