Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar homologun italian, senatorin Giulio Terzi di Sant’Agata, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi tha se me të diskutuan rreth integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Si njohës i mirë i rrethanave në vendin tonë, ai u shpreh se nuk do të mungojë përkrahja në procesin integrues të Kosovës, për çka e falënderova përzemërsisht” shkruan Krasniqi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


