Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Antalia të Turqisë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Krasniqi thekson se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë.
Kreu i PDK-së thotë se ka shprehur shqetësim për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga Lajcak që të luaj rol ndihmues në heqjen e masave.
Postimi i plotë: