Lajme

Krasniqi takohet me homologun e saj kroat, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian

03/29/2023 17:24
nga:Astrit Gashi

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rrezarta Krasniqi, së bashku me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropian të Kuvendit të Kroacisë, Domagoj Hajdukoviq, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar se me këtë marrëveshje Kuvendi i Kosovës do të përfitoj nga përvoja e Kuvendit të Kroacisë në procesin e negocimit per anetaresim ne BE , shqyrtimit të sistemit legjislativ dhe përafrimin/harmonizimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Njoftimi i plotë:

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropian të Kuvendit të Kroacisë Domagoj Hajdukoviq, kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian, në përputhje të interesave të përbashkëta dhe me qëllim të krijimit të mundësive mbështesë dhe përfitimit reciprok ndërmjet dy komisioneve parlamentare.

Me këtë marrëveshje Kuvendi i Kosovës do të përfitoj nga përvoja e Kuvendit të Kroacisë në procesin e negocimit per anetaresim ne BE , shqyrtimit të sistemit legjislativ dhe përafrimin/harmonizimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.Falënderuese ndaj shtetit të Kroacisë dhe kryetarit Hajdukoviq për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit tonë.