Lajme

Krasniqi: Si lider i opozitës do të angazhohem për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend

3 vite më parë
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ditën e sotme drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg.

Krasniqi tha se Instituti Demokratik Kombëtar tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike.

Ai theksoi gadishmërinë si liderë i opozitës për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike.

Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet.

Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.