Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar sot me Ambasadorin e Japonisë për Kosovën, Ogasawara Mitsunori.
Krasniqi ka thënë se me Mitsunorin diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy popujve.
“Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë”, ka shkruar ndër të tjerash i pari i PDK-së.
Ky është shkrimi i plotë:
Në takim me Ambasadorin e Japonisë për Kosovën, Ogasawara Mitsunori, diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkepunimit mes dy popujve dhe shteteve tona.
Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë.
Japonia ka dhënë shumë për shtetndërtimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Miqësia e Japonisë është vlerë e madhe e shtetit tonë.