Lajme

Krasniqi takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, flasin për programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale

11/06/2024 14:47
nga:G C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, përfshirë edhe vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale.

“Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në përfundim, thuhet se Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, teksa është zotuar se “Qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër, do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”.