Lajme

Krasniqi: ‘Sulmet e sinkronizura Osmani-Kurti ndaj gjyqësorit dhe mediave synojnë ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve!

09/12/2025 10:54
nga:Y I

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka thënë se sulmet e sinkronizuara të çifitit presidencial dhe Kurtit ndaj gjyqësorit dhe mediave nuk kanë të bëjnë me ndonjë ‘luftë kundër lidhjeve me Serbinë’ por synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron.

Krasniqi tha se për këtë arsye përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë.

“Pikërisht për këtë arsye, përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë, sepse pushtetit i nevojiten figura që do të legjitimojnë vendimet kundërkushtetuese. Në të njëjtën linjë, është bllokuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit, pasi kërkohet dikush i gatshëm të përdorë ndjekjen penale si mjet presioni, madje edhe ndaj gazetarëve kritikë” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”

Ai potencon se ‘sa më shumë të rrezikohet pushteti, aq më agresive e të dukshme do të bëhen këto manovra’.

Reagimi i plotë:

Gjithnjë e më qartë po shfaqet fakti se sulmet e sinkronizuara të Osmani-Sadriut dhe Kurtit ndaj gjyqësorit dhe mediave nuk kanë të bëjnë me ndonjë “luftë kundër lidhjeve me Serbinë”, por synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron.

Pikërisht për këtë arsye, përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë, sepse pushtetit i nevojiten figura që do të legjitimojnë vendimet kundërkushtetuese. Në të njëjtën linjë, është bllokuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit, pasi kërkohet dikush i gatshëm të përdorë ndjekjen penale si mjet presioni, madje edhe ndaj gazetarëve kritikë.

Sa më shumë të rrezikohet pushteti, aq më agresive e të dukshme do të bëhen këto manovra.