Lajme

Krasniqi: Skandali “zdravko” nuk mbaron me kaq, sepse pazaret me kriminelin Radojçiç janë të mëdha

10/11/2024 16:23
nga:Sh R

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në seancën e sotme që u mbajt për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin, pa prezencën e mazhorancës, tha se kur ka dalë përgjimi i parë ndërmjet Kusari-Lila dhe me kryekriminelin serb, Milan Radojiçiq, nuk ka pritur shumë, pasi “është mësuar nga kryeministri Kurti që t’i glorifikojë kriminelët serb, siç bëri me Oliver Ivanoviqin”.

Krasniqi ka thënë se përgjimet e fundit nxorrën në pah koordinimin e fuqishëm të Albin Kurtit me Radojcicin përmes siç e ka quajtur veglave të tyre, Mimozës dhe Slavko Simiçit.

“Pra, Mimoza nuk është fajtorja e vetme sepse kjo vetëm urdhrat e shefit të saj i ka zbatuar dhe për cilat favore? Për t’i lënë veteranët jashtë rritjes së pagave. U bën bashkë Albini e Radojçiçi, Mimoza e Slavko për t’i lën jashtë rritjes së penisoneve veteranët dhe paramendojeni, për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Nuk është vetëm akt tradhëtie por edhe idiotësi e llojit të vet që agjenda e Kuvendit dhe organit më të lartë të gjyqësisë pra Gjykata Kushtetuese të dirigjohen nga agjendat e terroristit Radojçiç”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ajo thotë se fajin e vetëm e kanë Albin Kurti dhe Mimoza Kusari, të cilët kanë bërë pazare të ndyta me një terrorist serb.

“Është e turpshme dhe e neveritshme zhurma e krijuar për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Dhe çka ndodhë: Albin Kurti, Mimoza e Vetëvendosje tentojnë t’ia lenë fajin gazetarëve. Po tentojnë me ia lënë fajin gazetarëve që po bëjnë punen e tyre, me informu qytetarët për veprimet kundër shoqërisë sonë dhe Republikës së Kosovës. Por faji e ka vetëm një adresë: Albin Kurti dhe Mimoza Kusari, të cilët kanë bërë pazare të ndyta me një terrorist serb duke dëmtuar interesat e veteranëve të UÇK-së dhe duke cenuar pavarësinë e organit më të lartë Kushtetues”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi thekson se Kurti ka kaluar çdo limit duke shkel mbi varret e heronjeve sikur Afrim Bunjkau dhe mbi mundin dhe sakrificën e veteranëve vetëm për t’i përmbushur kërkesat e Vuçiqit dhe Milan Radoiçiqit.

“Është e tmerrshme për qytetarët e Republikës së Kosovës që nga Kryeministri Kurti kërkohet koordinim me një kriminel i cili organizoi sulm në veri dhe vrau heroin tonë Afrim Bunjaku. Pastaj kanë fytyrë dhe shkojnë e vizitojnë familjen e tij dhe bëhen sikurse nuk ka ndodhur asgjë ndërsa vetëm pak muaj më parë kanë bërë pazare në kurriz të Republikës. Ky njeri e ka dëshmuar ndër vite se është i gatshëm të shkel mbi trupa të njerëzve të vdekur vetëm për të arritur në pushtet por ky Kryeministër ka kaluar çdo limit duke shkel mbi varret e heronjve sikur Afrim Bunjaku dhe mbi mundin e sakrificën e veteranëve vetëm për t’i përmbushur kërkesat e mercenarit të Vuçiçit, Milan Radojçiç”, ka deklaruar Krasniqi.