Lajme

Krasniqi: Shuplaka e radhës për Qeverinë e Republikës së Kosovës

05/03/2024 11:57
nga:Gazeta Blic

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë për 19 pozita, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka shkruar se kjo është një shuplakë për Qeverinë e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti.

“Kryeminstrit Kurti dhe ministrave të tij ju pengojnë mediat sepse po tregojnë të vërtetën, po zbulojnë afera korruptive dhe për ta zëri kundër duhet të ndëshkohet sepse atë metodë e kanë të instaluar nga regjimet e kaluara”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Shuplaka e radhës për Qeverinë e Republikës së Kosovës

“Reporterët pa Kufij” e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët në raportin e fundit. Liria e shprehjes për mediat është një nga të drejtat themelore dhe kjo Qeveri per tri vite me radhë ka sulmuar mediat, ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm dhe madje ka tentuar të mshel media.

Kryeminstrit Kurti dhe ministrave të tij ju pengojnë mediat sepse po tregojnë të vërtetën, po zbulojnë afera korruptive dhe për ta zëri kundër duhet të ndëshkohet sepse atë metodë e kanë të instaluar nga regjimet e kaluara.

Qeveria e turpit, na turpëroi përsëri.