Lajme

Krasniqi shkon me zyrtarë e anëtarë të PDK-së për ngushëllime te familja Thaçi

03/19/2025 13:37
nga:Sh R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me qindra zyrtarë e anëtarë të kësaj partie kanë vizituar sot familjen Thaçi për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë vizitë ngushëllimi, përfaqësuesit e PDK-së shprehën dhembjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Thaçi, duke kujtuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri të urtë dhe të përkushtuar për familjen dhe atdheun.

Krasniqi vlerësoi kontributin dhe vlerat e larta njerëzore të Haxhi Thaçit, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.