Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me qeverisjen aktuale të Albin Kurtit.
Ai madje u shpreh i bindur se deri më nëntë shkurt, do dalin fitues.
”Ky drejtim i ri duhet me u kthy në drejtim të zhvillimit. Synimi është i thjeshtë. ne jemi në garë me i fitu zgjedhjet Besoj që deri më datën 9 ne do arrijmë me i ritaku qytetarët e vendit tonë dhe jo vetëm të PDK-së”.
”Ne jemi për të gjithë qytetarët e veçanërisht me votuesin e zhgënjyer të VV-së. Një sondazh të freskët nuk kam. Sondazhet që kam pa para dy muajsh për mua janë inkurajues. Çdo i katërti qytetar është i pavendosur. Me hulumtim tamam konkret”.
Krasnqi dha shumë arsye se pse PDK duhet të dalë fituese.
”Nuk është normale me i pasë raportet e prishura me krejt shtetet që na kanë ndihmu. Nuk është normale me pasë kryeministër që e ka mshele Shtëpinë e Bardhë. Nuk është normale me pasë një kryeministër që në 4 vite s’ka arritë me pru një njohje. Nuk është normale me i pasë rezultatet e testit PISA ma të ulëtat në Europë”.
”Fokusi kryesor i programit të Bedriut është fusha e mirëqenies së qytetarit”.