Lajme

Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës, Kurti po heshtë

12/06/2022 18:36
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në veri të Mitrovicës, duke theksuar me këtë rast se institucionet e Kosovës sot janë sulmuar në komunat veriore, duke theksuar se përkundër kësaj, Kryeministri Albin Kurti po heshtë për situatën në veri.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, shkroi Krasniqi.