Lajme

Krasniqi: ‘Rruga e Re’ dhe plani i LDK-së janë mirpritur nga qytetarët, rënia e VV-së, më e madhe se sa paraqitet në sondazh!

1 vitë më parë
nga:Y I

Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga PIPOS, nëse zgjedhjet  do të mbaheshin këtë të diel, sërish do të kryesonte partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, me 40.9% të votave.

Në vendin e dytë sipas, PIPOS, është rënditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 21.5% ndërsa në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 20.4% të votave.

Në lidhje me rezultatet e këtij sondazhi ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi tha se sondazhi paraqet një perceptim të momentit  i cili mund të ndryshoj.

Ajo potencoi se rënia e LVV-së është më e madhe se sa është paraqitur në sondazh pasi sipas saj qytetarët janë zhgënjyer me Albin Kurtin.

“Sondazhi i publikuar ditën e djeshme nga PIPOS me pyetjen se cilën parti do ta votonit nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, paraqet një përceptim të momentit nga të anketuarit, i cili mund të ndryshoj në një moment tjetër. Ajo çka dua të them është se rënia e Lëvizjes Vetëvendosje është më e madhe se sa është paraqitur në këtë sondazh sepse populli është zhgënjyer në masë të madhe me mënyrën e udhëheqjes së shtetit që ka bërë Albin Kurti. Për rrjedhojë edhe gjendja faktike është e rënduar në çdo segment të jetës për qytetarët” deklaroi Krasniqi për “Gazeta Blic”.

Deputetja e LDK-së tha se “Rruga e Re” dhe plani i LDK-së janë mirpritur nga qytetarët dhe se një përqindje e lartë e tyre e shohin këtë subjekt politik si shpresën e vetme për vendin.

“Në këtë kontekst ‘Rruga e Re’ dhe plani i LDK-së për ta rikthyer shtetin në rrugë të duhur është mirpritur nga populli, gjë të cilën e kemi evidentuar edhe ne me majtet që kemi realizuar së fundmi, ku një përqindje e lartë e qytetarëve e shohin LDK-në shpresën e vetme për vendin” deklaroi Krasniqi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Në fund, sipas PIPOS, do të rënditeshin AAK-NISMA me 9% të votave, Alternativa me 0.10 për qind, Lista Guxo 0.40 për qind e PSD me 0.10 për qind.

/Gazeta Blic/