Lajme

Krasniqi: Rrahman Jasharaj është simbol i rezistencës!

09/21/2022 21:30
nga:Y I

Aktivisti i shoqërisë civile, Denis Krasniqi ka thënë se ndjehet pishman për qasjen dhe deklaratat e tij ndaj përfaqësuesit të SBASHK-ut.

Krasniqi tha se edhe qasja e deputetit të VV-së, Dimal Basha ishte e ngjashme me të tij, por që ai, ndihet keq me të.

Krasniqi më tej në Politiko theksoi se kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj është simbol i rezistencës, madje i njëjti sipas tij, u ka rezistuar të gjitha qeverive.

“Qasja e Dimal Bashës gati komplet e njëjtë sikur e jemja. Nihna shumë keq që kam pas atë qasje ndaj një mësimdhënësi të Kosovës. S’pajtohna me Bashën për asnjë fjalë. Nuk mendoj që Jasharaj është ashtu siç po tentohet të paraqitet. Unë personalisht Jssharajn e shoh si simbol të rezistencës. Ai ka rezistuar ndaj krejt qeverive. Unë nuk besoj që është njeri i PDK-së, ai është njeri veç i mësimdhënësve. Jam taku edhe me të personalisht, edhe e di që qasja e tij është vëllezërore”, tha Krasniqi .