Lajme

Krasniqi: Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme që nuk harrohet kurrë

01/15/2022 12:35
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Reçakut ku 23 vite më parë u masakruan 45 persona.

Krasniqi tha se masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

“Në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë. Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar” shkruan Krasniqi në facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: