Zgjedhjet Lokale

Krasniqi: Qytetarëve të Obiliqit ju duhet një qeverisje komunale që i përfaqëson

09/30/2021 22:33
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me banorë të Obiliqit, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka theksuar se Obiliqi është zemra e Kosovës për energji, por nuk mund të jetë edhe ndotja e mushkërive të saj.

“Në Obiliq, ka njerëz punëtorë e qytetarë të ndershëm, me ambicie e vullnet, të cilët e meritojnë një dritare të re me perspektivë, sepse ata nuk mund të konsiderohen edhe më tej, të varur nga qytetet përreth, e në pritje të vullnetit të të tjerëve për ta” shrkuan Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se qytetarëve të Obiliqit ju duhet një qeverisje komunale që i përfaqëson, ju del në krye problemeve të tyre dhe që është e aftë të projektojë e realizojë zgjidhje për ta.

Postimi i plotë:

Obiliqi është zemra e Kosovës për energji, por nuk mund të jetë edhe ndotja e mushkërive të saj. Në Obiliq, ka njerëz punëtorë e qytetarë të ndershëm, me ambicie e vullnet, të cilët e meritojnë një dritare të re me perspektivë, sepse ata nuk mund të konsiderohen edhe më tej, të varur nga qytetet përreth, e në pritje të vullnetit të të tjerëve për ta.

Për këtë arsye, qytetarëve të Obiliqit ju duhet një qeverisje komunale që i përfaqëson, ju del në krye problemeve të tyre dhe që është e aftë të projektojë e realizojë zgjidhje për ta.

PDK-ja dhe Hanefi Musliu janë më të gatshëm se kurrë, për të marrë përgjegjësinë për të qeverisur me Obiliqin.

Prandaj, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkojnë vullnetet pa dallim, që me 17 tetor ta mbështesin Hanefiun, për t’i dhënë një dimension dhe kuptim të ri zhvillimit të komunës së Obliqit.
#PDK177