Lajme

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime

11/30/2023 10:49
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë e Kosovës duke thënë se qytetarët kurrë më shtrenjtë nuk kanë paguar taksa e tatime.

Ai përmes një videoje ka publikuar të dhënat nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën duke thënë se në këtë raport është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e vendit dhe se ata asnjëherë nuk kanë paguar më shtrenjtë.

“Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %. Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”, ka thënë Krasniqi.