Lajme

Krasniqi: Qeverisë së kurthit nuk i interesojnë hallet e popullit!

02/09/2022 12:02
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti e cila nuk ka marrë pjesë në nisjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për shtrejtimin e energjisë elektrike.

Krasniqi, ka thënë se qeverisë aktuale, të cilën ajo e ka quajtur si “qeveria e kurthit” nuk i interesojnë hallet e popullit.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:

Në kohën kur po debatojmë për shtrejtimin e energjisë elektrike, askush nga kabineti i qeverisë nuk është prezent.
Pra, qeverisë së “Kurthit “nuk i interesojnë hallet e popullit!